7 mijë e 500 delegatë janë thirrur këtë të shtunë për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të diskuar mbi analizës e humbjes së zgjedhjeve që identifikon si fajtor vetëm mazhorancën duke anashkaluar faktorët e brendshëm.
Por, kjo nuk është pika e vetme për të cilën janë thirrur demokratët të kuvendojnë. Delegatët janë ftuar të miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut që nuk sollën asnjë risi në mandatin e kryetarit, ndryshe nga sa kishin kërkuar kritiket e tij, platformat e të cilëve u rrëzuan nga Kryesia.
Peshën kryesore në Kuvend pritet te mbajë Lulzim Basha, i cili pritet te përcjellë edhe mesazhin kryesor politik për rrugën ku do ecë partia që ai drejton ne katër vitet e ardhshme opozitë, ndërkohë pas tij në podium pritet te marrin fjalën 19 drejtues politik që udhëhoqën fushatën e Partisë Demokratike më 25 Prill. Pjesa me e madhe e punimeve të së shtunës do i dedikohet zgjedhjes së 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, mandati i të cilit u ndërpre para kohe, raporton TCh.
Në listën e gjatë të kandidaturave bie në sy mos përjashtimi i kritikëve të Bashës si Edit Harxhi, Arben Ristani apo Fatbardh Kadilli apo edhe rebeleve si Fatjona Dhimitri që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetes. Bujar Nishani një ndër zërat më të ashpër ndaj lidershipit demokrat pritet të largohet nga drejtimi i këtij organi, por jo nga përbërja e tij pasi për shkak të funksionit si ish-President ai është automatikisht pjesë e tij si anëtar i thjeshtë.
Zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar i hap rrugë zgjedhjes së kupolës së re drejtuese duke nisur nga , nga kryesia, për të vijuar me nënkryetarët deri tek sekretari i Përgjithshëm.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja