Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje kërkesës së Partisë Demokratike për hetim administrativ lidhur me verifikimin e numrit të fletëve të votimit në të gjitha kutitë në gjithë vendin.
Në përgjigjen drejtuar juristit të PD-së, Franc Nuri KQZ i përgjigjet pretendimit të PD-së sipas së cilës mungojnë rreth 130 mijë fletë votimi.
“Në përgjigje të kërkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, ju informojmë se numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së.
Sipas KQZ-së, këtij numri i duhen shtuar edhe 27,340 fletët e votimit për 74 Qendra Votimi, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë).
“Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur. 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura. 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime)”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së.
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet