Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë ankimimin e radhës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
PD miraton kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për qarkun e Shkodrës dhe shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit, duke përshkruar “një sërë problematikash që cenuan integritetin e procesit zgjedhor”.
Në kërkesën drejtuar KQZ, PD shprehet se në pesë bashkitë e qarkut Shkodër, u raportua për një sistem të organizuar të patronazhistëve, që shoqëronin votuesit deri pranë qendrave të votimit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme mbi vullnetin e tyre.
Sipas PD-së, u raportuan probleme serioze lidhur me blerjen e votës dhe përdorimin e personave me precedent kriminalë.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, me 4 mijë e 3025 vota të grumbulluara Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore fitoi në Shkodër pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste me 4 mijë e 421 fitoi 4 mandate./tch
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...