Pak para mesnatës së të mërkurës kur ishte edhe afati i fundit për tu regjistruar në KQZ është dorëzuar koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ku bëjnë pjesë e 14 forca të tjera.
Koalicioni quhet “Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” dhe ai do të garojë me një listë të përbashkët në 25 prill.
Pas dorëzimit të dokumentit në KQZ ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Në një postim në Facebook ai shprehet i bindur për fitoren në zgjedhje.
“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.
Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë. Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton! ??✌️??✌️??✌️??”– shkruan Basha.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...