Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin në protesta për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm nga ana e mazhorancës.
Ky është vendimi i marrë nga këto dy forca politike pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të protestës para Kuvendit.
Janari është vënë si afat për nisjen e protestave.
“Nisja e një vale protestash popullore në ditët e para të janarit për të ndalur çmendurinë e narkokyreministrit që sot është edhe kryeprokuror i vendit, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe integrimin e vendit. Nisja që sot e përgatitjes për një valë protestash popullore”, tha Basha.
Më herët, Sali Berisha propozoi djegien e mandateve si formë proteste ndaj vendimit të shumicës. Lulzim Basha nuk e përjashtoi.
“Në raport me Parlamentin e delegjitimuar do të marrim vendimin më të mirë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaroi ai.
Basha përsëriti akuzat ndaj Edi Ramës, që sipas tij, synon kapjen e kryeprokurorit për të mbyllur hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës.
“Për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit, për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit dhe të sigurojë imunitet për veten dhe familjarët e tij, për të mbyllur dosjen për Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, për të mbyllur akuzat për korrupsion për Arben Ahmetajn e Damian Gjiknurin e të tjerë”, u shpreh ai./Top Channel/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...