Lulzim Basha kërkon që statuti i ri të vazhdojë të mos jetë pengesë për rikandidimin e tij në krye të PD edhe nëse ai humbet sërish zgjedhjet parlamentare.
Në asnjë prej 15 faqeve te propozimeve të kryedemokratit nuk parashikohet dorëheqja e tij si kryetar në rast disfate elektorale.
Lidershipi demokrat i kufizon vetes kompetencat për përzgjedhjen e kryebashkiakëve duke sanksionuar detyrimin e konsultimit me anëtarësinë për kandidatët për pushtetin vendor, të cilët propozohen më pas nga kryetari dhe marrin miratimin e forumeve te larta të partisë.Ndryshimet statutore të Lulzim Bashës prekin përbërjen e disa forumeve më të larta të partisë si këshilli kombëtar apo Kryesia e cila zgjerohet sërish duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit, kryetarin e Këshillit Kombëtar, si edhe kryetarët e Bordit Financiar, Komisionit Zgjedhor dhe atij të Apelimit , integritetit dhe Etikes.
Kryesia e partisë mund të ndërhyjë në refuzimin e kandidaturave të përzgjedhura nga organet vendore të partisë, por nga ana tjetër i kufizohen kompetencat pasi i hiqet e drejta për miratimin e marrëveshje politike, duka ia lënë vulën finale vetëm Këshillit Kombëtar.
Ndryshe nga sa është sanksionuar në statutin e vjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar propozohet të zgjidhet mes të paktën dy kandidaturave alternative.
Ajo që bie ne sy e statutin e vjetër është që Këshilli Kombëtar , me propozim të Kryesisë ose Kryetarit , zgjedh dhe shkarkon, me votim të fshehtë: Kreun e Këshillit ; Sekretarin e Përgjithshëm; Nënkryetarët dhe Anëtarët e Kryesisë ndërkohë në ndryshimet e propozuara nuk përcaktohet mënyra e votimit.
Numri për zëvendësit e kryetarit demokrat nuk është i përcaktuar sërish, por ndryshe nga statuti i vjetër hiqet detyrimi që kreu i grupit parlamentar të jetë njëherësh edhe nënkryetar.
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...
Trump, i qetë pas të shtënave/ Presidenti i SHBA: Nuk isha i...
Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit...