Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Indeksi i Insitutit të Bazelit e klasifikon Shqipërinë si vendin e dytë evropian, pas Turqisë, me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrozmit.
Indeksi i vitit 2020 i Insitutit të Bazelit e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës lidhur me këtë fenomen duke marrë 5.69 pikë, teksa Turqia ndodhet tre pozicione më sipër duke u renditur e 41-a me 5.76 pikë.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor Bosnjë-Hercegovina renditet e 47 me një klasifikim më të mirë sesa Shqipëria dhe më pas vjen Serbia në vendin e 54. Maqedonia renditet tek vendet me riskun e ulët të pastrimit të parave dhe terrorizimit me 3.98 pikë dhe në vendin e 117, Kroacia në vendin e 119 dhe Mali i Zi në vendin e 126 ndjekur nga Greqia ne vendin e 127 dhe Sllovenia në vendin e 133.
Në vendet me riskun më të lartë në borë, në vendin e parë është Afganistani, ndërsa Estonia renditet e 141 si vendi me riskun më të ulët.
Indeksi i Bazelit ka marrë në shqyrtim cilësinë e kuadrit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave, nivelin e korrupsionit, transparencë në financa dhe rreziqet juridike e politike.
Vitet e fundit, në vendin tonë janë marrë disa nismash ligjore për plotësimin e kuadrit pas rekomandimeve të Moneyval sa ai takon uljes së rrezikut të pastrimit të parave në vend. Gjithsesi, Shqipëria u rikthye në shkurt të këtij viti në listën gri të Moneyval për vendet që paraqesin rrezik për pastrimin e parave.
Vendi ynë kishte dalë nga kjo listë në vitin 2015, por tashmë është rifutur në këtë listë, çka është një sinjal shqetësues për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë