Toni Gogu që u zgjodh dje Kryetar i Këshillit Bashkiak ose ndryshe “Parlamenti i Tiranës”, është pikërisht pastori i Dëshmitarëve të Jehovait, që kurorëzoi në martesë çiftin Veliaj-Xoxa në kalanë e Gjirokastrës në shtator 2014.
Emri i tij nuk është fort i njohur në publik edhe pse prej disa muajsh mbante detyrën e zv/ministrit të Drejtësisë.
Por nga dje pastori i Veliajt është dhe kryetar i Këshillit Bashkiak. Ai u propozua nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, i cili vlerësoi formimin e Toni Gogut si një jurist, besimtar dhe familjar shumë i mirë.
Sigurisht që Gogu ishte një fitues i paracaktuar pasi nga 61 anëtarë që ka këshilli, 58 janë të Partisë Socialiste. Ndërsa në detyrën e nenkryetarëve u zgjodhën Vjollca Braho dhe Luan Bregasi.
Kësisoj Erion Veliaj tashmë gëzon drejtimin e plotë jo vetëm të bashkisë por edhe të këshillit. Si i thotë populli “vetë firmos vetë vulos!”, kjo edhe pse Rama u kërkoi keshilltarëve të mbrojnë interesin publik.



Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...