Mjeku i Infektivit Tritan Kalo ditën e sotme mori vaksinën kundër COVID-19, si personi i katërt në Shqipëri që e injekton këtë vaksinë.
Ai ka folur për herë të parë pas vaksinimit në emisionin “Open”, ku është hsprehur se nuk ka asnjë problem dhe ndihet shumë mirë, ndërsa shton se ka marrë vaksina edhe për sëmundje më të rrezikshme se COVID-i, si Ebola.
“Asnjë problem, unë kam bërë vaksina të ndryshme edhe për sëmundje më të rrezikshme se COVID. Kam punuar në vende të ndryshme dhe kam bërë vaksinë edhe për Ebola-n. Në fund të vaksinimit merrnim një stik që tregonte që ishim vaksinuar. Unë e vura në ballë që të tregoja se isha vaksinuar dhe të mos kishin frikë. Teoritë konspirative nuk kanë asnjë baze reale dhe është një llojë ndalimi që duan t’i bëjnë imunizimit të popullatës. Ne që rrezikojmë jetën pranë të sëmurëve, jemi të aftë të rrezikojmë edhe jetën për të marrë vaksinën. Duhet të vazhdojmë të mos neglizhojmë masat që kemi vendosur. Vaksina është një produkt jo i dëmshëm nëse aplikohet në kushte të përshtatshme”, tha Kalo. /Top Channel/
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...