Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes rrjeteve sociale të gjithë besimtarët katolikë dhe ungjillorë të Shqipërisë, në prag të festës së Pashkës.
“Ju uroj nga zemra, juve dhe të gjithë shqiptarëve: Gëzuar edhe për shumë vite Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës! Falë besimit të palëkundur në Zot, që ripërtërihet e shumëfishohet në këtë ditë të shenjtë, le të rigjejmë brenda vetes dhe shoqërisë sonë, forcën dhe kurajon për të menduar, jetuar dhe punuar në harmoni e begati, sinqeritet, solidaritet e bashkëpunim, për një të nesërme më të mirë, për të ardhmen e lumtur të vendit e popullit tonë”, shkruan presidenti Meta.
Përkundër kontekstit aktual politik, mes një krize të thellë përplasjesh dhe mosbesimi, presidenti uron që festa frymëzuese e Pashkës të jetë një moment reflektimi.
“Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e parreshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t’i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë, me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh. Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar”, thekson Presidenti i Republikës.
Ilir Meta nuk harron të shprehet më tej se momenti i reflektimit duhet të jetë i thellë edhe për vëmendjen që duhet treguar ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve dhe të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, të cilët – siç thotë ai, – meritojnë solidaritet e dashuri më të madhe prej nesh.
“Në vigjilje të kësaj dite të shenjtë, uroj që mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia të mbizotërojë te familjet tona! GËZUAR PASHKËT”, mbyll urimin e tij presidenti Meta.
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...