Pas ambasadores amerikane, edhe përfaqësuesi i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca i ka dalë në krah kërkesës së ONM-së për të rivlerësuar vendimin e KPK-së për kualifikimin e kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj si të përshtatshme për vijimin e detyrës në Sistemin e Drejtësisë.
Përmes një postimi në Tëitter, Soreca shkruan se mbështet plotësisht kërkesën e ONM-së për të rishikuar vendimin e kualifikimit të Imerajt nga Komisionit i Pavarur i Apelimit.
“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e ONM. Ne shpresojmë që KPA të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet”, tha Soreca.

KPK konfirmoi Imerajn në detyrë duke bërë që të reagonte Operacioni Nndërkombëtar i Monitorimit (ONM), sipas të cilit ajo duhej të rivlerësohej në të trija kriteret sërish pasi gjatë procesit të parë të vettingut ishin hasur probleme.
Apelimin në këtë rast duhet ta bëjë Komisioneri Publik. Thirrja e Yuri Kim dhe Soreces është pikërisht ndaj Komisionerit Publik që të apelojë vendimin e kualifikimit të Imerajt si edhe më pas që KPA ta miratojë kryerjen e rivlerësimit nga fillimi.
Gjatë procesit të vettingut, mes Imerajt dhe përfaqësuesit të ONM-së Theo Jacobs pati shkëmbim akuzash. Jacobs pretendoi se Imeraj kishte përndjekur një kolegun e tij, kurse Imeraj tha se ai po bënte shkelje duke kërkuar largimin e saj nga Sistemi i Drejtësisë. /abcnews.al
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...