Teksa në Tiranë zhvillohet protesta kundër tarifës në Rrugën e Kombit, një tjetër protestë është ndezur në Kavajë.
Bëhet fjalë për rreth 40 subjekte që operojnë në plazhin e Spillesë. Punonjësit dhe familjarët e tyre protestojnë kundër prishjes së objekteve të tyre të shërbimit në një nga plazhet me të bukura të Adriatikut, në Spille.
Subjektet kanë kontarata qiraje me Bashkinë e Rrogozhinës, për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit për periudha 3+1 vjeçare, me të drejtë rinovimi.
Përfaqësues të IKMT-së i kanë njoftuar verbalisht për prishjen e tyre pas nisjes së procedimit penal për kryetarin e bashkisë Beqir Nuredini për shpërdorim detyre, në lidhje me lejet e dhëna në bregdet.
Protestuesit kërkojnë mbrojtjen e bizneseve të tyre nga shteti në prag të sezonit turistik, gjë që do të shmangte pasojat për familjet e tyre, të punësuarit, komunitetin e zonës dhe turistët e shumtë që priten. Në të kundërt ata kërkojnë të dëmshpërblehen për prishjet. /Top Channel/
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...
15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë