Ilir Meta do të marrë për pak muaj drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti që ai vetë e ka krijuar. Këtë lajm e ka konfirmuar kryetarja aktuale e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Gjatë një aktiviteti i të organizuar për festat e fundvitit nga LSI, Kryemadhi tha se kjo parti po ecën drejt një sfide të re, ndërsa shtoi se Metës i mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik.
“U bë një kohë e gjatë që nuk jemi mbledhur. E kemi pasur të nevojshme për të reflektuar të gjithë. Na presin disa detyra të tjera, dhe jam e bindur se sot jemi shumë më pak se ç’jemi në të vërtetë. Pjesa më e madhe e juaja sot janë ata që e kanë ndjerë në çdo moment vështirësinë e atyre momenteve që shumë pak janë nga ajo çka ka ndodhur. Koha është ajo që shëron plagët dhe është ilaçi më i mirë. Njohëm njëri-tjetrin më shumë, me pastërtinë dhe dashurinë. Sot këtë aktivitet e ka organizuar një ekip i ri”.
“LSI po shkon drejt një sfide të re. Kohë të tjera do të vijnë, angazhime të tjerë do të duhen. Kërkon energji të re. Unë dua t’ju bëj me dije, le ta kemi këtë aktivitet ku uën do të flas si kryetare, pasi gjëra të tjera, angazhime të tjera do t’ju vijnë. Jam i bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Edhe ai mezi pret që t’ju vijë. I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj. sinqeriteti juaj. I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë. Ndaj të jetë 2022-shi viti i LSI, i të rinjve dhe të rejave. Mos të harrojmë se jo vetëm Ilir Meta, por të gjithë ne kemi investuar te LSI”, tha Kryemadhi.
Kujtojmë se Metës i mbaron mandati i presidentit më 22 korrik të vitit që vjen./Syri.net/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...