Një ditë pas miratimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e tij do të betohen sot në Presidencë. Ceremonia pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa pas betimit, Rama pritet të thërrasë edhe mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar.
Javën e kaluar, Presidenti Bajram Begaj dekretoi Edi Ramën si kryeministër për herë të katërt që prej vitit 2013.
Programi i qeverisë dhe anëtarët e Këshillit Ministror u miratuan me 82 vota ditën e djeshme (18 shtator), në një seancë që u shoqërua me tensione të forta. Edhe pse ishte parashikuar një seancë maratonë, e gjitha zgjati vetëm 25 minuta, ndërsa opozita u largua nga salla gjatë kohës së votimit.
Opozita kontestoi një transmetim filmik të ministres virtuale “Diella” në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe duke mos e lejuar kryeministrin Rama që të vijonte më tej me prezantimin e programit qeverisës. Kjo bëri që kreu i Kuvendit të kalonte menjëherë për votim programin dhe përbërjen e re të kabinetit qeveritar.
Pas seancës, PD mblodhi Grupin Parlamentar, ndërsa Gazment Bardhi tha se u vendos që të kërkohet përsëritja e seancës dhe se po ashtu do të fillojnë procedurat për mocion për shkarkimin e Peleshit si kryetar i Kuvendit./rtsh
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki
Negociata të mundshme me Iranin, Netanyahu dhe JD Vance bise...
Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet ...