Artisti nga Peja, Gjesti, ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram, krah avokatit të tij Burim Azemi.
Ai ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për të, për punën që ka bërë në këtë periudhë.
“Gjithmonë falënderues ndaj avokatit tim Burim Azemi për profesionalizmin dhe punën e palodhshme gjatë kësaj periudhe”, u shpreh ai.
Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 u lirua nga paraburgimi më 19 mars, gjersa do të mbrohet në liri.
Të njëjtit pak ditë më parë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas një incidenti që pati në kompaninë muzikore, “Onima”
Pronari Erkand Shabani nga ana tjetër ka theksuar se në ditët në vijim do t’i publikojë të gjitha provat.
Gjesti në reagimin pas lirimit kërkoi falje për shqetësimin, por që ka nisur procedurat kundër kompanisë së lartpërmendur.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë