Një ditë pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama për Policinë e Sarandës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bello.
Në vend të tij është emëruar Klodian Kondi.
Ky ndryshim vjen pas deklaratave të Ramës, që në mbledhjen me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe të Qarqeve deklaroi se zinxhiri komandues në Policinë e Sarandës duhej shkarkuar pas përplasjes me armë që ndodhi në një lokal nate në qytetin bregdetar.
Rama: “Këtu dua të nënvizoj një fakt që në vetvete është sfidues për ligjin, për shtetin, për Policinë e Shtetit. Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë kufirin e orës policore, krijojnë hapësirë abuzivizmit që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur aty në lokal. Kush janë këta? Ua them unë. Këta janë tutorët e policisë së shtetit në ato territore. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Këta janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e Policisë së Shtetit që tërheqin për hunde policisë, shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të aktivitetet të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çonte në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë, jo në hetimet administrative e masa ordinere. Por përjashtimi ndëshkimi penal të personave përgjegjës. Nuk mundëm të ndahemi nga opinioni publik kur Policia e Shtetit, e Sarandës lejon një arenë zhurme, ahengu, shëmtie pas mesnatës që mbaron me plumba”. /tvklan.al
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...