Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani udhëton sot nga India drejt Gjenevës, ku në datat 26 – 27 shkurt do të marr pjesë në takimin e nivelit të lartë të sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ).
Shqipëria merr pjesë në takim si vend anëtar i KDNJ-së me një mandat 3 vjeçar 2024-2026.
Është hera e dytë që, brenda një periudhe më pak se 10-vjeçare, Shqipëria bëhet pjesë e këtij organizmi të rëndësishëm të OKB-së që trajton çështje të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Ministri Hasani do të pritet nga Komisioneri i Lartë i OKB-së i të Drejtave të Njeriut, ndërsa do të takohet me stafin shqiptar të punësuar pranë OKB në Gjenevë si me ekipin e Misionit të Republikës së Shqipërisë.
Ministri Hasani do të japë mesazhin e tij në emër të Shqipërisë në takimin e posaçëm të Grupit të Miqve për Llogaridhënien për Ukrainën./tvklan.al
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s