Pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, pritet që Shqipëria të marrë mbështetjen e vazhdueshmë për anëtarësimin e plotë.
Shqipëria është një kandidate formale e anëtarësimit në BE, por procesi ishte ngadalësuar për shkak se shtetet anëtarë të BE-së nuk lejonin anëtarësimin e vendeve të reja në bllokun 28 anëtarësh, shkruan media angleze Daily Express, transmeton portali arbresh.info
Në vitin 2014 Shqipëria u bë një vend kandidat për anëtarësim në BE, por deri me tani nuk ka arritur të plotësonte një mori kërkesash të nevojshme për anëtarësim.
Pas zgjedhjeve të fundit, Jean-Claude Juncker ka theksuar se qeveria shqiptare ka marrë një mandate të qartë për të vazhduar reformat që ndihmojnë në arritjen e statusit të anëtarësimit të vendit në BE.
Në një letër drejtuar kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, Presidenti i Komisionit Europian tha: “Unë mirëpres kapërcimet që keni arritur me opozitën, duke theksuar nevojën për të kapërcyer edhe kontrastet ndërpartiake dhe duke nënvizuar sfidat e përbashkëta përpara për Shqipërinë”.
“Shqipëria është partner i rëndësishëm i BE dhe rruga për BE kërkon dialog konstruktiv”, ka shtuar Juncker.
Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë dy herë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në zgjedhjet e fundit, që janë parë me vëmendje edhe liderët e vendeve të BE-së, është bërë fushatë për një ‘biletë hyrëse’ brenda BE-së.
Sipas disa sondazheve besohet se 95 për qind e Shqiptarëve pajtohen se integrimi në BE është shumë i rëndësishëm për vendin./Arbresh.info
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër