Pas 29 vjetësh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës për çështjet e të drejtave të njeriut.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka bërë me dije lajmin duke falenderuar Asamblenë Parlamentare të KiE për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri.
Ministri thekson se po shihen rezultatet e shumëpritura të angazhimit të Shqipërisë ndaj standarteve të KiE.
“Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura” shkruan Hasani në X.
Thank you @PACE_News and rapporteur Ionuț-Marian Stroe for recognizing Albania’s transformative justice reforms, our fight against corruption, and Albania’s progress in the human rights and democracy.
Albania’s commitment to the Council of Europe’s standards has been unwavering… pic.twitter.com/P6zSrgDDG5
— Igli Hasani (@IgliHasani) April 17, 2024
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...