Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar një shumicë të re parlamentare, ku Partia Socialiste siguron mandatin e katërt radhazi për të qeverisur vendin e vetme.
Të majtët kanë marrë 83 mandate, ndërsa opozita e drejtuar nga koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore del me 50 vende në Kuvend, rezultati më i dobët në dy dekadat e fundit për demokratët.
Përtej dy forcave kryesore, parlamenti do të ketë edhe katër parti të tjera: Partia Socialdemokrate me 3 deputetë, mes tyre Tom Doshi, që rikthehet në Kuvend; “Mundësia” e Agron Shehajt me 2 mandate; Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit me 1 mandat; dhe Nisma “Shqipëria Bëhet” me 1 mandat.
Nga 140 deputetë në total, 95 janë zgjedhur nga listat e mbyllura dhe 45 përmes votës preferenciale të qytetarëve.
Nga radhët e Partisë Socialiste në Kuvend, 53 janë emra të rinj. PS-ja do të përfaqësohet me 34 gra dhe 48 burra.
Në kampin opozitar, PD-ja dhe aleatët e saj sjellin 13 gra dhe 37 burra në Kuvend, por shumica janë rikthime dhe figura të afërta me liderin historik të së djathtës, Sali Berisha.
Edhe pse sistemi i listave të hapura synoi rritjen e përfaqësimit qytetar, vetëm një pjesë e vogël e kandidatëve arritën të zgjidhen nga fundi i listës.
Në përfundim të numërimit, harta politike tregon një fitore të thellë për socialistët në zona kyçe, si Vlora, Tirana, Fieri e Durrësi, ndërsa opozita ruajti avantazhin vetëm në Kukës, Shkodër dhe Lezhë.
/rtsh.al/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...