Policia italiane ka njoftuar se ka goditur ditën sotme një grup kriminal të përbërë nga trafikantë shqiptarë.
Sipas mediave vendase, grupi i goditur operonte në provincën e Parmës dhe në rrethinat e saj, ndërsa aktivitet kryesor kishte trafikun e lëndëve narkotike. Në pranga ranë tre shqiptarë të cilët mendohet se ishin ‘kokat’ e bandës. Nga hetimet e italianëve, ka rezultuar se të ardhurat e mëdha që rridhnin nga trafiku i drogës janë pastruar kryesisht në Shqipëri me investime në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Një nga tre shqiptarët e arrestuar u sulmua pak ditë më parë në rrugën publike të Salsomaggiore, ku u qëllua në këmbë pas tre të shtënave me armë zjarri.
Në vazhdën e hetimeve të nisura në vitin 2018, karabinierët e Fidenzës kishin arrestuar tre persona për qëllime trafikimi të kokainës, duke denoncuar disa të tjerë dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine. Më në fund, ata kishin identifikuar dhe denoncuar gjithsej 500 përdorues droge./gsh/
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...