Sipas MeteoAlb, në Shqipëri vijojnë masat ajrore të qëndrueshme të jenë prezente në të gjithë vendin përgjatë gjithë ditës. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në Ultësirën Perëndimore, vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat malore.
Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites pritet që vranësirat të shtohen gradualisht, ku vranësirat mbeten më të fokusuara në zonat malore por nuk pritet të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë te rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...