Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një mini anticikloni mbi detin Adriatik do të sjellë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. Ultësira parëndimore do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.
Ndërsa, në zona malore dhe kryesisht juglindje, pritet që vranësirat të jenë më të dukshme se pjesa tjetër e territorit shqiptar, por nuk parashikohet të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke sjell në det dallgëzim 3 – 4 ballë. /tvklan.al
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media