Shqipëria sot do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, ku moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 24°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abcnews.al
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës