Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

08:16 | 15 Shkurt 2026
E.G

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime (diell) në orët e mesditës.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit. Në qendër dhe në jug, reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave e lokalisht breshër.

Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në perëndim e veri, reshje të herëpashershme shiu e intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar dhe relievet malore në verilindje-lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 4-5 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale