Deri në mesditë i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në ultësirën Perëndimore.
Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në shtrirjen Lindore duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.
Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...