Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të ulët amtosferik duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të lagështirës së lartë në ajër si edhe masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës i ftohti do të ndjehet edhe më shumë. Po ashtu, problematike do të jenë ngricat në të gjitha akset rrugore të zonave malore ku temperaturat janë disa gradë nën zero. Në ndikimin e kushteve të motit të kthjellët, por të ftohtë do të mbetemi edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 10°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë./abc
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës