Pritet depërtim i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore duke sjellë në territorin Shqiptar, mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.
Orët e paradites do të sjellin vranësira disi më të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë; megjithatë nuk priten reshje.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 27°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2 ballë./abcnews.al
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...