Pjesa e parë e ditës do të sjellin në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin, ku kalime të pakta të vranësirave pritet të ketë në zonat e thella malore.
Parashikohet që pas mesdite dhe në vijim vranësirat e lehta të shfaqen përkohësisht në pothuajse gjithë territorin, por nuk do të mund të sjellin reshje.
Ndërsa një pjesë e mirë e bregdetit do të mbetet me kthjellime.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 21°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abc
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen