Vlerat e larta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rritje të temperaturave të ajrit.
Orët e pasdites sjellin, vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin ku në zonat veri – verilindore do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar shira të karakterit lokal.
Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtim Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abc
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës