Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka replikuar me Elisa Spiropalin, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila tha sot se Partisë Socialiste i duhet një mandat i tretë qeverisës me Edi Ramën kryeministër.
Paloka ngre disa pyetje në reagimin e tij kundër Spiropalit dhe i lidh ato me një grabitje të mundshme të shtëpisë së ministres.
“Pse i duhet Elisës një mandat i tretë? Mos vallë sepse në janar të këtij viti i hynë hajdutët në shteëpi? Po nëse i vodhën shtëpinë, pse nuk ka një denoncim zyrtar në polici?! Çfarë kanë vjedhur hajdutët në shtëpinë e ministres së Ramës , ish-drejtoreshë e doganave, që nuk e lejon të bëj denoncim në polici?! Prandaj i duhet një mandat i tretë, që të “kompensoj humbjet” dhe të barazohet prapë me kolegët?”, shkruan Paloka në reagimin e tij./tch/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran