Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se edhe në këtë garë elektorale ku në shumicën e bashkive nuk ka kandidatë përballë atyre të PS-së, ka blerë vota.
Ish-deputeti Edi Paloka në një deklaratë për mediat nga selia blu ka shfaqur një video, ku sipas tij tregohet se jepen lekë për blerjen e votës, nga “një grup i strukturuar kriminal i PS-së dhe Bashkisë së Tiranës”, siç ai shprehet.
Paloka tha se PD ka identifikuar një nga personat e përfshirë sipas tij në krim zgjedhor, Edmond Hajro, komisioner i PS-së tek njësia numër 9, është gjithashtu dhe administrator i një pallati i emëruar nga Bashkia e Tiranës.
Paloka bëri thirrje që qytetarët të bashkohen me personat e tjerë që po protestojnë pranë disa qendrave të votimit, përmes thirrjeve për të mos votuar.
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...