Drejtuesi Politik i PD në Durrës, Edi Paloka tha se demokratët kanë marrë një fitore të madhe në këtë qark.
Në një dalje për mediat, ai deklaroi se diçka e tillë do të konfirmohet edhe nga procesi i numërimit të votave.
“Sapo përfunduam analizën e projeksioneve tona dhe për Durrësin, kjo është një fitore e madhe. Është momenti që të shohim nga e ardhmja, të projektojmë të ardhmen tonë. Të falenderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan, sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot. Jam i bindur që edhe numërimi do të jetë i rregullt, sipas të gjitha procedurave dhe në fund fare, kjo fitore do të konfirmohet në të gjitha kutitë e votimit.”
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...