Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve brenda selisë blu është drejt përfundimit. Ai garanton se është bërë një progres i madh në këtë drejtim.
”Është gati në përfundim besoj edhe pak ditë dhe Komisioni do të nxjerrë rezultatet përfundimtare, janë ditët e fundit. Do bëhet publike lista, sepse nuk ka arsye të mos bëhet publike. Emrat që do jenë do shkojnë për t’u votuar në struktura. Më shumë ka besim, se sa pakënaqësi. Normal si në çdo proces ka hatër mbetje dhe qejf mbetje, por më tepër ky proces ka dhënë besim se sa pakënaqësi. Kanë qenë 4 mijë kandidatë të propozuar. Këto procese e kanë këtë risk. Ne e kemi bërë të qartë se kjo do të jetë trupa politike në qeverisjen e nesërme. Komisioni i Vlerësimit ka qenë aq i pavarur, sa na ka mbajtur jashtë”, tha ai në ”Euronews”.
Nënkryetari i PD-së u shpreh i sigurt se 80% e shqiptarëve, mes tyre dhe socialistë kërkojnë largimin e qeverisë aktuale. ”Mbi 80% e shqiptarëve, përfshirë edhe socialistë, mendojnë se e keqja që duhet të hiqet është Rama. Do ketë rezultat që do habisë jo vetëm Ramën, por edhe të gjithë ata që shpresojnë se PD-ja do të humbasë prapë”, tha ai.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media