Matura Shtetërore 2018 u shoqërua me paligjshmëri dhe problematika. Ky është konkluzioni i arritur nga organizata “Qëndresa Qytetare”, përmes një ankete online, ku morën pjesë 500 maturantë.
“30% e maturantëve pohojnë se ka pasur valë, telefona dhe internet nëpër klasa. Këtë e vërtetoi edhe nxjerrja e tezës në rrjetet sociale. Gjithashtu 70% e maturantëve pohojnë se ka pasur komunikim mes tyre”, tha Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”.
Mohimi i së drejtës për të ankimuar notën e provimit është gjithashtu i paligjshëm sipas “Qëndresës Qytetare”. Kjo është arsyeja përse në vjeshtë do t’i drejtohen Gjykatës Administrative, për të shfuqizuar nenin vitin e ardhshëm. Rast i ngjashëm është edhe vendimi i qeverisë, në prill të këtij viti, për vendosjen e mesatares mbi 7 për 105 programe studimi.
“Penalizohet jo vetëm ai që do të shkojë për mësues, por edhe ai që do të zgjedhë një nga këto 105 programe. Ai që do shkojë për histori nuk është e thënë të bëhet mësues, por mund të ndjekë degën e arkeologjisë, apo të specialistit të historisë”, shprehet më tej Rigels Xhemollari.
Ajo që mbetet e rëndë, sipas “Qëndresës Qytetare”, është se rritja e mesatares në fushën e mësuesisë është e qëllimshme.
“Privati e ofron Ekonomikun e Juridikun me mesatare 6, Stomatologjinë me mesatare 6, degë të cilat publiku i ofron me mesatare 8, 9 dhe 10. Pra, këta nuk kanë nevojë të shkojnë për biologji dhe histori, këta e kanë fare të lehtë situatën e tyre. Me mesataren 6 do të shkojnë të ndjekin Juridikun, Ekonomikun apo Stomatologjinë te privati”, tha Rigels Xhemollari./Top Channel
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...