Pasi ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi akuzoi kryeministrin Rama se ka mashtruar studentët, sa i takon paktit për universitetin, ka reaguar Ministria e Arsimit.
Boçi tha se për këtë vit akademik nuk ka as përgjysmim për ‘Bachelorin’ as rishikim të tarifave të masterit.
Ndërsa në një njoftim për mediat, ministria njoftoi se “qeveria shqiptare do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020. Tarifat mbesin, por subvencionimi nga ana jonë nuk do të ndalet në mënyrë që t’u vihet në ndihmë studentëve shqiptarë, ashtu sikurse është zotuar në kuadër të “Paktit për Universitetin”.
Njoftimi
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) informon studentët se qeveria shqiptare do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020. Tarifat mbesin, por subvencionimi nga ana jonë nuk do të ndalet në mënyrë që t’u vihet në ndihmë studentëve shqiptarë, ashtu sikurse është zotuar në kuadër të “Paktit për Universitetin”.
Kujtojmë se që në fillim të tij, “Pakti për Universitetin” solli mbi 2.3 miliard lekë subvencionim pako financiare nga ana a qeverisë shqiptare duke i sjellë përfitim direkt mbi 99 mijë studentëve nga të cilët:
– 75 mijë studentë kanë përfituar reduktim tarife me 50%;
– 5,500 studentë janë përjashtuar nga tarifa e studimit (mesatarja 9-10);
– mbi 10 mijë studentë janë përjashtuar nga tarifa e shkollimit (kategoritë në nevojë);
– rreth 11 mijë studentë kanë përfituar bursa prej 10 mijë lekësh në muaj (studentë nga kategoritë në nevojë dhe ato me mesataren 9-10).
MASR nënvizon se shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime të tjera në VKM për të përfshirë edhe kategori të tjera që nuk kanë qenë më përpara.
Rruga e nisur e “Paktit për Universitetin” është në rrugë të mbarë, teksa edhe procese të tjera si karta e studentit, përmirësimi i infrastrukturës së konvikteve etj. janë totalisht në shinat e duhura./TCH
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...