Një 55-vjeçare në Itali pasi po kalonte një moment të vështirë i kërkoi 1 mijë euro borxh një shqiptari, por gjërat nuk shkuan si e kishte menduar.
I riu shqiptar përveç se më pas e kërcënoi për t’ia kthyer paratë me interes, i kërkoi edhe shërbime seksuale. “Më paguaj ose të preva fytin”, ishte kjo shprehja që përdorte 25-vjeçari shqiptar për të kërcënuar italianen e papunë.
Pasi rimori paratë që i dha, 25-vjeçari donte edhe para të tjera nga italiania, e cila pas shumë shantazhesh e denoncoi në polici shqiptarin. Me ndihmën e karabinierëve që u fshehën në shtëpinë e 55-vjeçares në momentin kur do t’i dorëzonte paratë për të cilat shqiptari e kërcënonte, u bë i mundur arrestimi i këtij të fundit.
Autoritetet italiane mësuan nga dëshmia e gruas se përveç parave me interes, i riu i kishte kërkuar t’i dërgonte tre prostituta në shtëpi si pjesë e borxhit, por një gjë të tillë italiania nuk e kishte pranuar./syri/
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...
Presidenti i Çekisë uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësis...
Presidentja e Sllovenisë uron Osmanin për 18-vjetorin e Pava...
Shtyhet për disa minuta ndeshja mes Dortmundit dhe Atalantas
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë