Një mjeke në spitalin e Durrësit është proceduar penalisht për veprën penale, “Mjekim i Pakujdesshëm”.
47-vjeçarja P.K banuese në Durrës dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme 40-vjeçarin E.M i cili më pas ka ndërruar jetë në banesë.
Sipas policisë kallëzimi është bërë nga vëllai i viktimës,31-vjeçari E.M, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Informacion- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.
Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...