“Pa votat e LSI-së nuk do të kishte reformë në drejtësi”, deklaroi të shtunën, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot në Asamblenë e PS-së se “ishte qëndrimi për reformën në drejtësi ai që ndau dy partitë nga njëra-tjetra”. Vasili akuzoi Kryeministrin Edi Rama se nuk e do reformën në drejtësi.
Duke u ndalur te qeverisja “Rama 2”, Vasili tha se ka kaos në disa sektorë, mes tyre shëndetësia, ndërsa është rritur papunësia dhe kriminaliteti. “Rama pengoi drejtësinë për Tahirin. Trafiku dhe krimi është ulur këmbëkryq”, tha Vasili./m.m/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...