OSHEE njofton se stuhia ka dëmtuar rrjetin në zonën e Krujës dhe në Lezhë.
Në njoftim thuhet se stuhia ishte me pasoja të rënda në rrjet.

Njoftimi:
Stuhia dëmton rrjetin
Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).
Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.
Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.
Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë./BW
I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...
Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...