Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dërguar një shkresë ditën e sotme, ku kërkon shtim personeli në disa sektorë brenda organit dhe ndryshim në klasifikimin e pagave të stafit.
Kërkesa i është dërguar kreut të parlamentit Gramoz Ruçi, kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, Ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni, atij të Financave Arben Ahmeti dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaci.
Mes kërkesave, Komisioni shpreh nevojën për 8 këshilltarë ekonomistë shtesë, dy përkthyes shtesë, dy specialistë protokolli shtesë, dy specialistë të sekretarisë gjyqësore shtesë dhe një punonjëse pastrimi shtesë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është një organ i ri kushtetues, me mandat 5-vjeçar, i krijuar me ndryshimet e reja kushtetuese. Ky organ është pjesë e paketës për Reformën në Drejtësi, për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesionat, të çliruar nga korrupsioni./top channel

“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...