Opozita zhvillon sot në orën 20.00 protestën kombëtare para selisë së Kryeministrisë.
Në foltoren e improvizuar para Kryeministrisë do të flasin disa përfaqësues të shoqërisë civile si edhe Presidenti i Partisë se Lirisë, Ilir Meta.
Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, e cila do të mbyllë protestën, do të përcillet direkt nga banesa e tij. Opozita e ka thirrur këtë protestë kombëtare për të kërkuar lirimin e Berishës, duke e cilësuar masën e arrestit ndaj tij, politike.
Gjithashtu opozita do të kërkojë edhe krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë sipas saj, zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Demokratët u kanë bërë thirrje mbështetësve t’iu bashkohen protestës, kundër asaj që e kanë cilësuar si “regjimi kriminal dhe antieuropian të Edi Ramës”.
Organizatorë të protestës kanë thënë se ajo do të jetë paqësore, megjithatë nuk përjashtohen edhe aktet e mosbindjes civile.
/RTSH/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...