Opozita shqiptare ka fajësuar Qeverinë dhe e ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për humbjen e shpresës së shqiptarëve, të cilët po e kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit.
Ish-kryetarja e Kuvendit, aktualisht deputete e PD-së, Jozefina Topalli, tha gjatë punimeve të sotme në Parlament se janë larguar 40 % e qytetarëve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian, dhe se kjo është një shpërbërje e kombit.
Ajo iu drejtua kreut të Kuvendit Ilir Meta, duke i thënë se kryeministri nuk duhet të mungonte sot në Kuvend, pasi të paktën një herë në javë e ka për detyrë t’u japë shpjegime shqiptarëve se çfarë po ndodh me vendin, dhe çfarë do të bëjë qeveria për të përmirësuar situatën.
Topalli shtoi se shqiptarët në veri, në Shkodër e Kukës, kanë marrë rrugët familjarisht për të kërkuar azil, dhe se shkollat shqiptare po mbeten pa nxënës.
“E drejta themelore e motivimit të njeriut për të ecur përpara është shpresa, nëse atë e vret, ai të ikën, ai lë çdo gjë. Zoti kryesues i seancës ua kërkoj juve edhe pse e di që nuk është në dorën tuaj që të thërrisni këtu kryeministrin e Shqipërisë, t’u flasë shqiptarëve për dramën që po ndodh në Shqipëri; për eksodin e pa imagjinueshëm të shqiptarëve; për braktisjen e vendit për shkak të mjerimit dhe varfërisë; për shkak të shpërbërjes së kombit; për shkak të zbrazjes së Shqipërisë sonë të dashur që boll e vogël është edhe kështu si është. Thuhet se janë 30 % e shqiptarëve që kanë lënë vendin. Jo, jo! Nuk është 30%, është 40 %”, tha Topalli në emër të Partisë Demokratike.
Numri në rritje i shqiptarëve që po kërkojnë azil në vendet e BE-së ka alarmuar, si Qeverinë shqiptare, ashtu edhe vendet e huaja, kryesisht Gjermaninë, ku fluksi i kërkesave është më i larti.
Ditët e fundit në Tiranë, por jo vetëm aty, janë përcjellë dhjetëra mesazhe nga ambasadorët e akredituar, të cilët u bëjnë thirrje shqiptarëve, por edhe kombeve të tjera në Ballkan, që të mos nxitohen duke kërkuar azil ekonomik, sepse do të kthehen sërish në vendet e tyre, pasi vendet e BE-së nuk ofrojnë azil për çështje ekonomike./Arbresh.info/
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...