Në kuadër të megaoperacionit “Limit” ku u arrestuan 24 persona, të cilët akuzohen për “trafikim të narkotikëve”, Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur, masën e sigurisë “arrest në burg” për 21 të arrestuar, ndërkohë për 3 të tjerë, Bektash Zeneli, Fejzo Dana dhe Agron Manka ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për arsye shëndetësore.
Ditën e djeshme Policia njoftoi shpërbërjen e këtyre grupeve dhe shpalljen në kërkim të 7 personave, në kuadër të operacionit policor të koduar “LIMIT”.
Në një deklaratë për media, Policia e Shtetit bëri të ditur se aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.
Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës./abcnews.al/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...