Policia e Vlorës ka arritur të vërë në pranga, një shpërndarës kokaine me shumë aktivitet në qytet, K.S. 23 vjeç, banor i Vlorës.
Arrestimi ndodhi në kuadrin e operacionit të koduar ”Centralja”
Policia e Vlorës, në kuadër të një procedimi penal proaktiv të nisur në muajin tetor 2017 për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve, kanë zhvilluar një Operacion Policor të koduar ”Centralja”, të cilin e kanë ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe e kanë finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Specialistët e Narkotikëve, shtetasit të mësipërm i kanë gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij në lagjen ”10 Korriku”, një sasi të konsiderueshme pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Kokainë me një peshë prej 54,2 gr. e ndarë në 100 doza.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...