Një operacion i papritur i policisë së Shqipërisë është zhvilluar gjatë kësaj të hëne në Elbasan, ku janë arrestuar të paktën dy persona të njohur si pjesë e botës së krimit.
Përveç këtyre dy personave me precedentë penalë, mësohet se janë ndaluar edhe katër të tjerë, megjithatë pritet konfirmimi zyrtar nga Policia e Shtetit për detajet e sakta të këtij operacioni dhe emrat e të arrestuarve.
Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30, në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan–Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri, shkruan euronews.al.
Forcat e rendit, të mbështetura nga njësi të tjera policore të ardhura nga Tirana, kanë ndërmarrë një aksion të mirëorganizuar, duke rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin në ambientet e brendshme të restorantit, ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë.
Informacionet e siguruara në rrugë operative çuan në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave speciale, të cilat neutralizuan dhe arrestuan disa persona të dyshuar.
Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi identitetin e të arrestuarve apo akuzat konkrete ndaj tyre, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira