Finalizohet një tjetër operacion antidrogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes.
Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme, ku dhjetëra persona u shoqëruan në ambjentet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre.
Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg cannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek. Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare./euronews
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje