Drita do të përballet me skuadrën sllovene Celje në kuadër të Play-Off të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit kanë arritur në këtë fazë të garave pasi në fazën e Ligës në Ligën e Konferencës janë renditur në 24 ekipet më të mira.
Dueli i parë do të zhvillohet të enjten mbrëma në Fadil Vokrri, me Dritën që synon të marrë një rezultat pozitivë.
E kjo sfidë do të gjykohet nga gjyqtarët anglezë me Chris Kavanagh që është kryesori, derisa ndihmësit e tij janë Simon Bennett dhe Neil Davies.
40-vjeçari Kavanagh është një nga gjyqtarët më të mirë në Angli, teksa këtë vit ka drejtuar 19 ndeshje në Premier League.
Ai ka referuar 4 ndeshje në Ligën e Kampioëve përfshirë ato Inter-Slavia Praga dhe Slavia Praga – Barcelona.

Hamza takon veteranin që humbi shtatë fëmijë në luftë: Përba...
Osmani e Abdixhiku mbajnë sot takim me bashkatdhetarët në Cy...
Irani: Memorandumi i mundshëm me SHBA përfshin përfundimin e...
Rezidenca në Kiev ku jetonte u shkatërrua nga sulmet ruse, f...
Lamtumirë emocionuese në Santiago Bernabeu: Dani Carvajal i ...
Axios: SHBA dhe Irani drejt memorandumit historik për armëpu...