Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM sot organizon protestë për mbështetjen në BE, për Maqedoninë dhe për Goce Dellçevit.
Protesta është paralajmëruar në orën 18:30 para Ministrisë së Drejtësisë dhe do të përfundojnë para Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nga OBRM-PDUKM thonbë se kjo është një protestë e qetë dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkëngjiten në protestë.
“Goce Dellçev është një nga figurat më të ndritshme. Ai është pjesë e identitetit dhe linjë e kuqe për dinjitetin tonë”, thonë nga OBRM-PDUKM duke thënë se në bisedimet me fqinjin lindor, Qeveria e Zaevit bisedon larg syve të opinionit për figurën e tij, njofton telegrafi maqedoni.
Ndryshe, OBRM-PODUKM javën e kaluar protestoi kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, si pjesë e protestave që u paralajmëruan për stinën e vjeshtës.
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...