Në Obot të Shkodrës, aty ku uji ka mbuluar gjithçka prej ditësh, banorët janë në kushte mbijetese.
Varkat vijojnë të mbesin mjeti i vetëm me të cilin mund të hysh në fshatin Obot, aty ku përmbytja është prezente prej tre javësh.
I gjithë territori është i rrethuar nga uji, i cili është kthyer në mbretëruesin e vetëm në këtë zonë. Toka i ka humbur gjurmët e saj dhe nga pragu i shtëpisë menjëherë duke hipur mbi varka banorët kryejnë lëvizjet për në drejtim të rrugës së re, aty ku kryhet komunikimi me Shkodrën dhe pjesën tjetër të vendit.
Banorët e kanë humbur çdo lloj beteje dhe po gjejnë kushte të pazakonta për të mbijetuar. Varkat u mundësojnë lëvizjen për të blerë diçka apo për t’u shërbyer bagëtive. Të mbjellat i ka mbuluar uji. Oboti nuk është më i njëjti. Sigurimi i bazës ushqimore për gjënë e gjallë mbetet problem për banorët.
Prej një muaji, mijëra hektarë tokë ndodhen nën ujë. Përveç të gjithave, banorët duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit dhe transformatorëve. Edhe pse kanë humbur shpresat, ata shprehen të vendosur për të mos e braktisur vendlindjen e tyre./lapsi
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën